Hazardi do t’i ndihmoj Realit për të luftuar për titullin

Futboll

Hazardi do t’i ndihmoj Realit për të luftuar për titullin

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 12:18
Ilustrim

Ish-sulmuesi i Realit, malazezi Predrag Mijatoviq, ka thënë se sulmuesi, Eden Hazard, nuk do të mund ta arrijë nivelin e Cristiano Ronaldos.

Mijatoviç, beson që belgut i nevojitet kohë për t’u adaptuar në “Santiago Bernabeu”.

Ish-sulmuesi i Chelseas, u transferua në Real dhe po pritet të jetë lojtari kryesor në formacionin e Zidanes.

Mijatoviç, ka thënë se është e pamundur që belgu ta këtë të njëjtin efekti si ylli  i Juventusit.

“Hazard është një lojtarë i mirë. Është një ndër lojtarët me të mirë në Evropë. Për opinionin tim, nuk duhet të presim të bëj të njëjtat gjëra si Ronaldo. Është e pamundur. Nuk ka ndonjë lojtar si Ronaldo. Presioni në Madrid është me ndryshe me dallim nga Chelsea, të nevojitet kohë për t’u mësuar”, deklaroi ai.

Tekniku francez ka shpresuar që transferimi i Hazardit do t’i ndihmoj Realit për të luftuar për titullin e La Ligës.

Mijatoviq, gjithashtu foli edhe për sezonin 2019/20 duke thënë se “Los Blancos”, do të luftojnë për të gjithë titujt.

“Është një klub me lojtarë të mëdhenj. Lojtarët e rinj që u transferuan do t’iu nevojitet kohë. Ky sezon nuk do të jetë i vështirë. Nuk është lehtë të luash në Madrid, pasi ka shumë presion. Besoj që do të luftojmë për të gjithë titujt, kjo nuk do të ndryshoj”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat