Barcelona: Jemi afër marrëveshjes për Neymar

Futboll

Barcelona: Jemi afër marrëveshjes për Neymar

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 14:20
Neymar

Drejtori sportiv i Barcelonës, Javier Bordas ka thënë se janë afër marrëveshjes për yllin e PSG-së, Neymar.

Bordi i blaugranëve ishte në Paris këtë javë për të negociuar për kapitenin e Brazilit.

Bordas tha se marrëveshja ende nuk është arritur mirëpo janë afër.

“Nuk ka ndonjë marrëveshje, mirëpo jemi duke negociuar dhe mendoj se jemi afër”, deklaroi ai.

Oferta e fundit e Barcelonës ishte bërë të hënën, të cilët u munduan ta huazojnë lojtarin me mundësi blerje në vitin tjetër për 170 milionë euro plus Ousmane Dembele.

Të interesuar për brazilianin mbesin Reali e Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat