Luftëtari kroat tregon të vërtetën për tankun famëkeq serb

Futboll

Luftëtari kroat tregon të vërtetën për tankun famëkeq serb

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 15:23
Luftëtari kroat tregon të vërtetën për tankun famëkeq serb

Tifozët e Crvena Zvezdës shkaktuan shumë bujë në mediat ballkanike duke vendosur një tank para stadiumit të këtij klubi, kurse më pas mediat në Serbi spekuluan gjatë se tanku i modelit T-55 ka qenë i përdorur në Vukovar, nga forcat kroate, por që serbët e kishin marrë tankun, kur e kishin marrë edhe këtë qytet, më 1991.

Situatën e ka sqaruar Antun Petriç, një luftëtar i forcave kroate në luftën e viteve të 90-ta dhe ajo që ka deklaruar është shumë interesante.

“Nëse ai tank është i njëjti që është përdorë në Vukovar, ai nuk ka qenë tank i yni sepse ne nuk kemi pasur tanke. Ne ua kemi marrë serbëve dy tanke T-55, kur i kemi dëbuar forcat e tyre nga disa fshatra tonat. Kemi qenë vetëm 7 veta në operacion dhe i kemi dëbuar qindra serbë të armatosur, të cilët mendonin se jemi 500 veta që i kemi rrethuar.

Më pas i kemi marrë dy tanke dhe i kemi përdorë derisa ka rënë qyteti në duart e tyre. Ne e kemi mbrojtur Vukovarin me tanke që i kemi marrë nga ta”, transmeton Insporti nga deklarata e Petriçit për Jutarnji List.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat