Simboli i kryeqytetit, kurrë muzeu i Enverit

Futboll

Simboli i kryeqytetit, kurrë muzeu i Enverit

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 15:44
Simboli i kryeqytetit, kurrë muzeu i Enverit

Tifogrupi i Tiranës, “Tirona Fanatics” shpalosën ditën e djeshme një banderolë gjatë ndeshjes me Teutën, ku shkruhej: “Simboli i kryeqytetit, kurrë muzeu i En*erit”.

Në një sqarim ditën e sotme në “Facebook”, ata sulmojnë sërish presidentin Refik Halili, për amatorizmin sipas tyre, që e ka kapur klubin. Ky sulm i fundit vjen prej fanellës zyrtare për sezonin e ri, ku në brendësi të bluzës, është i stampuar edhe muzeu kombëtar, sipas “Tirona Fanatics” një anti simbol i kryeqytetit.

"Qe prej vitit te zi 2014, ku refik halili dhe shpura e tij moren drejtimin e Sport Klubit, Tirona, fatkeqesisht, eshte zhytur ne nje amatorizem te thelle, “serioz”, qesharak dhe te pa pare ndonjehere me pare ne 100 vite histori elitare…

Amatorizem ne kufijte e idiotesise dhe budallallikut nga ish presidenti dhe pseudokeshilltaret e tij, idiotesi keto nga me te ndryshmet e nga me te turpshmet gjithashtu…

E fundit ishte kjo:

Shenimi “The Symbol of the Capital” te fanella e re zyrtare e ketij sezoni, duke ju referuar edhe me foto “Muzeut Kombetar”(Objekt ky qe eshte e kunderta e simboleve te kryeqytetit (AntiSimbol)…

Ndoshta nga ligesia, ndoshta nga injoranca ky veprim ishte i paimagjinueshem jo vetem nga ne, por nga te gjithe ata te cilet mund te kene njohurite minimale te historise se Tirones dhe klubit te vetem te saj!

Duke qene se shpura e presidentit jo vetem nuk di po as nuk do, ne, e ndjeme per detyre tju shpreheshim me mesazh ndeshjen e kaluar.

*Shpure e ishpresidentit, pseudomenaxhere e psuedokeshilltare te tij, heren tjeter kur te merrni nje hap te tille, neqoftese nuk ja arrini te mesoni ate cka kujtoni se perfaqesoni, te pakten pyesni dike…

Kjo paaftesia juaj duhet ta kete nje kufi!", reagojnë Tirona Fanatics.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat