Sllovenët ia besojnë një rol të rëndësishëm shqiptarit të Kosovës 

Futboll

Sllovenët ia besojnë një rol të rëndësishëm shqiptarit të Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2019 Në ora: 16:55
Sllovenët ia besojnë një rol të rëndësishëm shqiptarit të Kosovës 

Nebih Zenelit ju besua një detyrë e rëndësishme nga klubi slloven, Krsko!  Zeneli është emëruar udhëheqës i shkollës së futbollit Krsko, e cila konfirmohet edhe nga vet klubi! Për Zenelin është një privilegj por edhe një sfidë e re në Slloveni. Futbolli slloven është mirë i njohur nga Zeneli, sepse në të kaluarën ka udhëhequr disa skuadra, si Krsko dhe Brezice.  

Zeneli e njeh mirë ambientin e klubit në Krsko dhe mund të jap kontributin e tij ashtu siç e presin edhe drejtuesit e kësaj shkolle.

“Shkolla e futbollit në Krsko është një ndër shkollat goxha me rejting në Slloveni, edhe pse me pret një punë shumë e madhe. Por ata me ftuan se unë kam punuar në këtë klub edhe përpara, disa vjet me gjenerata të ndryshme po ashtu edhe me ekipin e parë në vitin 2013, ku kam pas rezultate shumë të mira.

Drejtuesit e kësaj shkolle kërkuan nga unë që të marrë drejtimin e kësaj shkolle dhe pranova. Besoj se është edhe një mirënjohje e madhe për mu kur të jepet rasti të jesh në shkollë ku kemi afër 200 nxënës prej U-8 e deri në U-18 dhe të jesh udhëheqës i U-12-13 trajnerëve, mendoj se është një punë ku me të vërtet lyp përkushtim”, tha Zeneli për gazetën për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Zeneli tha se gjithmonë ka qenë i përkushtuar dhe beson se edhe në këtë mision se do të arrijë qëllimet që ka para vetes: “Kam qenë çdo herë i përkushtuar në punë për atë edhe mu ka besuar ky post! Synimet janë që të mbesin në ligën e parë të Sllovenisë me gjeneratën U-15, U-17 dhe U-19. Është një ligë shumë kualitative”. A është një sprovë e vështirë për ju?

“Po, sigurisht që është një sprovë e vështirë por edhe një herë e kam cek se mu asnjëherë nuk me ka pritur askund ndonjë klub puna e lehtë, sidomos për një trajner edhe pse jam shumë kohë të gjatë në këtë zeje. Unë jam çdo herë i huaj në një shtet tjetër pa marr parasysh se kanë shumë respekt të madh për mu dhe punën time! Sigurisht që është një sfidë e madhe”, përfundoi Zeneli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat