Spycher: Ajo që ndodhi në Beograd ishte skandal

Futboll

Spycher: Ajo që ndodhi në Beograd ishte skandal

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 18:06
Spycher: Ajo që ndodhi në Beograd ishte skandal

Drejtori sportiv i skuadrës zvicerane Yong Boys, Christoph Spycher e ka kritikuar ashpër Cërvena Zvezdën për situatën e krijuar pas ndeshjes së mbrëmshme në Beograd.

“Mjafton fakti që gazetarët u detyruan të kalojnë rreth 500 metra nëpër tymin e mjeteve piroteknike për të arritur deri te miks-zona. Ai skenar ishte thjesht skandaloz. Dhe pastaj njerëzit pyesin pse mysafirët nuk duan të vijnë në Beograd”, ka thënë Spycher për mediet zvicerane. Ndeshja C. Zvezda – Yong Boys përfundoi me barazimin 1:1, por kualifikimin e siguroi skuadra serbe, falë një goli më tepër të shënuar si mysafire (2:2).

“Skandal ishte edhe ajo që ndodhi në pjesën e dytë. Është dëm që futboll u luajt më pak se 25 minuta, në kohën kur UEFA po dëshiron që topi të jetë sa më gjatë në lojë. Mirëpo, kjo nuk ishte e papritur. Kjo është diçka me të cilën duhet të përballemi”, ka shtuar drejtori sportiv i skuadrës zvicerane.

Ai ka shtuar se në klub janë të zhgënjyer me rezultatin, por aventura evropiane për Yong Boys nuk ka përfunduar, pasi do të luajë në fazën e Grupeve të Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat