Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka folur për Sport Bild në lidhje me Philippe Coutinho dhe Ivan Perisic, dy përforcimet e fundit të bavarezëve në merkato.
Për brazilianin - "Coutinho na sjell çmenduri dhe paparashikueshmëri. Ai ka një aftësi absurde në pasimin e fundit, mund të jetë çelësi për të fituar ndeshje të rëndësishme, veçanërisht në Champions League", ka thënë sulmuesi polak.
"Eksperienca e tij do të na bëjë më të rrezikshëm dhe më pas di të luajë si fantazist dhe në krah, edhe në krahun e djathtë nëse është e nevojshme. Tani kemi më shumë opsione".
Për kroatin - "Perisic mund të jetë një surprizë e madhe për ne, jam i sigurt. Mund të luajë në të dy krahët, është i fuqishëm dhe di të kaloj shumë mirë kundërshtarin. Mund të na ndihmojë menjëherë dhe të shtyjë lojtarët e tjerë të bëjnë më mirë".