Sarri tërbon Juventusin

Futboll

Sarri tërbon Juventusin

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 12:43
Sarri tërbon Juventusin

Sarri tërbon Juventusin! As të qenit sëmurë rëndë në mushkëri nuk e ndalon Mauricio Sarrin. Trajneri i Juventusit nuk e ka humbur dhe as që ka ndërmend ta frenojë vesin e tij si duhanpirës.

Edhe pse stafi mjekësor i klubit bardhezi ka qenë shumë i kujdesshëm me 60-vjeçarin, është ky i fundit ai që duket se po “udhëton” kundër rregullave që i ka vënë klubi, për të qenë më i kujdesshëm me shëndetin e tij, duke parë se gjendja e rënduar i mohoi që të udhëtonte në Parma.

Madje, edhe për ndeshjen me Napolin, prezenca e tij në pankinë ishte vënë në rrezik serioz, ndonëse për këtë do të vendoset ditën e nesërme (të premten).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat