Zvezdan, lute Zotin e mos të ndodhë, se Zagrebi do të kallet...

Futboll

Zvezdan, lute Zotin e mos të ndodhë, se Zagrebi do të kallet...

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2019 Në ora: 16:47
Zvezdan, lute Zotin e mos të ndodhë, se Zagrebi do të kallet...

Dikush lutet që në fazën e grupeve të bien në të njëjtin grup Dinamo e Zagrebit kampion i Kroacisë dhe klubi që urrehet më së shumti në Ballkan, Cërvena Zvezda e Beogradit.

Image

Mbështetësit e Dinamos, iu përgjigjën drejtorit të Zvezdës me një foto nga stacioni i trenit në Beograd

Paramendo sikur të bien në të njëjtin grup në Champions League në futboll, çfarë atmosfere do të ndodhte në Beograd dhe në Zagreb, ku dihet se mu nga këto dy skuadra pothuajse u ndez fitili i luftës pikërisht me 13 maj të vitit 1990, kur në Maksimir ndodhi rrahja e madhe mes tifozëve të Dinamos Bad Blue Boys (BB) dhe Delijes famëkeqe të Zvezdës.

Sot në orën 18,00 hidhet shorti në Monaco, mbetet të shihet se kush më kë do të jetë në grup. Drejtori sportiv i Zvezdës, Zvezdan Terziq, po shet pak mend duke thënë se nuk kemi dëshirë të takohem me ta por mendon se janë më të mirë se klubi kroat.

“Unë do të doja Dinamon vetëm për t’i treguar se kush është më miri në fushë. Unë mendoj se Zvezda është klubi më i mirë dhe më i madhi në rajon”, tha mes tjera Terziq. Zvezdan, lute Zotin e mos të ndodhë, se Zagrebi do të kallet, kur dihet se Serbia juaj për krimet që bëri ndaj popullatës kroate.

Mbështetësit e Dinamos, iu përgjigjën drejtorit të Zvezdës me një foto nga stacioni i trenit në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat