Messi zgjedhet sulmuesi më i mirë, Alisson zgjedhet portieri më i mirë

Futboll

Messi zgjedhet sulmuesi më i mirë, Alisson zgjedhet portieri më i mirë

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 18:46
Messi

Sot është duke u mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve dhe gjithashtu ndarjes së çmimeve për edicionin e kaluar.

Lionel Messi është shpallur sulmuesi më i mirë për edicionin 2018/2019 të Ligës së Kampionëve.

Ylli i Barcelonës ishte golashënuesi më i mirë i edicionit të kaluar me 12 gola

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker është zgjedhur portieri më i mirë i sezonit 2018/19 në Uefa Champions League.

Çmimi i’u dorëzua sot në Monaco, gjatë ceremonisë ku do të zgjedhet formacioni më i mirë në Evropë dhe do të hidhet shorti për edicionin e ardhshëm.

Alisson e fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, duke mposhtur Tottenhamin në finale. 

Frenkie de Jong është shpallur mesfushori më i mirë për edicionin 2018/2019 të Ligës së Kampionëve.

Ai ishte futbollisti kyç në edicionin përrallor të Ajaxit drejt gjysmëfinales së këtij kompeticioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat