Trajneri i Arsenal, Unai Emery, ka hedhur poshtë mundësinë që Mesut Ozil të largohet nga skuadra në këtë afat kalimtar.
Emery ka zbuluar se ish reprezentuesi i Gjermanisë do të mbetet në Londrën veriore, përkundër spekulimeve se ai mund të largohet për një aventurë të re.
Ozil nuk do të kryej asnjë lëvizje në minutat e fundit të merkatos, ka konfirmuar Emery, duke qetësuar kështu tifozët e skuadrës.
“Ne nuk e diskutojmë mundësinë që Ozil të largohet nga skuadra” ka thënë Emery në konferencën për shtyp.
Emery ka shprehur besimin se Ozil do të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen e së dielës, ndeshje në të cilën duket se do të llogarisë në mesfushorin.