Barcelona refuzon që të heq dorë nga Neymar, bisedimet vazhdojnë

Futboll

Barcelona refuzon që të heq dorë nga Neymar, bisedimet vazhdojnë

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 00:56
Neymar

Raportet për një marrëveshje ishin ende jo të matura, por sipas një zëdhenësi të klubit nuk përjashtohet transferi deri të hënën kur përfundon afati

Barcelona ka refuzuar që ta pranoj se ka humbur në ndjekjen e tyre për të blerë Paris Saint-Germain për Neymar, me zëdhënësin Guillermo Amor që ka thënë se ata do të shohim se si do të përparojnë në transferin e lojtarit.

Neymar ka qenë në një betejë në mes të dy gjigantëve të La Ligas, me Barçën që prin për një ribashkim me yllin e Brazilit dhe Real Madridin që po ashtu po e monitoron situatën.

Kampionët e Ligue 1, të cilët nënshkruan me Neymar më 2017 duke e blerë atë nga Barça për 222 milionë euro, kanë pranuar se ata mund ta lejojnë largimin e yllit, por kanë insistuar se ata duhet të sjellin në tavolinë një ofertë të majme përndryshe nuk do të pranohet.

 Neymar ka munguar që nga fillimi i sezonit të ri për PSG pavarësisht se është stërvitur me skuadrën, por saga e transferit është bërë e nxehtë derisa afati i fundit, 2 shtatori, po ofron.

Raportet të enjten thanë që Barça ka plotësuar kërkesat e PSG-së, me rikthimin e Neymar në Camp Nou që do të ndodh, por këto thashetheme duken të pasakta pasi që Amor ka thënë se ende nuk ka një marrëveshje për yllin brazilian.

Megjithatë, ai ka thënë se Barça mbetet në shpresë që do ta arrijë marrëveshjen për Neymar para se të mbyllet afati i transferëve të hënën pas bisedimeve që ata kanë pasur në Monaco para se të hidhet shorti për grupet e Ligës së Kampionëve.

“Ne ishim të fokusuar në këtë gjë për kohë të gjatë por ata PSG nuk bën asgjë”, tha Amor për Movistar. Kur është pyetur nëse një lëvizje e till ende është e mundshme para afatit të transferëve, Amor është përgjigjur: “Do të shohim”.

Neymar ishte prezent në stërvitje të PSG-së të enjten, por nuk do të paraqitet në ndeshjen e kampionëve të Ligue 1 para vizitës së tyre në Metz të premten.

Pasi është paraqitur lista e skuadrës për ndeshjen, trajneri i PSG-së Thomas Tuchel ka bërë një lajmërim për situatën e Neymar, duke lënë të hapur një numër të madh mundësish.

“Situata e tij nuk ka ndryshuar prej ndeshjes me Toulouse”, ka thënë Tuchel.

“Tërë çka mund të theme është se jam e qetë, e relaksuar. Bota e futbollit është bërë e çmendur. Tani nuk kemi kohë për të humbur. Gjithçka mund të ndodh. Ndoshta do të ndryshon diçka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat