Maqedonia e Veriut me pesë shqiptarë ndaj Izraelit dhe Letonisë

Futboll

Maqedonia e Veriut me pesë shqiptarë ndaj Izraelit dhe Letonisë

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 11:44
Maqedonia e Veriut me pesë shqiptarë ndaj Izraelit dhe Letonisë

Pesë futbollistë me origjinë shqiptare në listën e trajnerit të Maqedonisë së Veriut Igor Angelovski për dy sfidat e radhës kualifikuese për Euro 2020 që do të zhvillohen në muajin shtator ndaj Izraelit dhe Letonisë. Numri 1 i stolit të kombëtares maqedonase ka ftuar për këto 2 ndershje Visar Musliun, Egzon Bejtullain, Arijan Ademin, Ezgjan Alioskin dhe Enis Bardhin ndërkohë që ka mbetur jashtë listë Ferhan Hasani që luan në Arabinë Saudite me skuadrën e Al Raed që drejtohet nga Besnik Hasi, megjithatë për Buban bëhet fjalë që ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit dhe kjo arsyeja e mosgrumbullimit të tij.

Portierë: Stole Dimitrievski (Rayo Vallecano, Spanjë), Dejan Iliev (Sered, Sllovaki), Damjan Shishkovski (Rabotniçki);

Mbrojtës: Visar Musliu (MOL Fehervar, Hungari), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Kire Ristevski (Ujpesht, Hungari), Darko Velkovski (Rijeka, Kroaci), Gjoko Zajkov (Sharlroa, Belgjikë), Ezgjan Alioski (Leeds United, Angli);

Mesfushorë: Enis Bardhi (Levante, Spanjë), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb, Kroaci), Boban Nikolov (MOL Fehervar, Hungari), Stefan Spirovski (Ferencvarosh, Hungari), Elif Elmas (Napoli, Itali), Kire Markoski (AEL Limasol, Qipro), Marjan Radeski (Shkëndija), Lupço Doriev (Akademia Pandev);

Sulmes: Goran Pandev (Xhenova, Itali), Ivan Triçkovski (AEK Larnaka, Qipro), Illi Nestorovski (Udinese, Itali), Aleksandar Trajkovski (Majorka, Spanjë), Krste Velkovski (Sarajeva, BeH), Vllatko Stojanovski (Nimes, Francë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat