Sa pikë morën Messi e Ronaldo?

Futboll

Sa pikë morën Messi e Ronaldo?

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 11:49
Sa pikë morën Messi e Ronaldo?

Virgil Van Dijk është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga UEFA.

"Ylli" i Liverpoolit u shpall su mbrojtësi më i mirë i vitit nga UEFA, pas sukseseve të tij me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve dhe me Holandën në Ligën e Kombeve.

Van Dijk mposhti Messin me mbi 100 pikë më shumë në votimet për lojtarin më të mirë të UEFA-s. Këtu votuan trajnerë nga secila skuadër e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve dhe Europa Leagues, si dhe 55 gazetarë.

Çdo anëtar i jurisë zgjodhi tre futbollistë, duke i dhënë zgjedhjes së parë 5 pikë, të dytit 3 pikë dhe të tretit 1 pikë.

Lista e plotë e top dhjetëshes për lojtarin më të mirë të vitit të UEFA-s:

1. Virgil van Dijk (Liverpool & Holandë) – 305 pikë
2. Lionel Messi (Barcelona & Argjentinë) – 207 pikë
3. Cristiano Ronaldo (Juventus & Portugali) – 74 pikë
4. Alisson (Liverpool & Brazil) – 57 pikë
5. Sadio Mane (Liverpool & Senegal) – 51 pikë
6. Mohamed Salah (Liverpool & Egjipt) – 49 pikë
7. Eden Hazard (Chelsea/Real Madrid & Belgjikë) – 38 pikë
8. = Matthijs de Ligt (Ajax/Juventus & Holandë) – 27 pikë
8. = Frenkie de Jong (Ajax/Barcelona & Holandë) – 27 pikë
10. Raheem Sterling (Manchester City & Angli) – 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat