Kjo është lista e Kosovës kundër Çekisë dhe Anglisë

Futboll

Kjo është lista e Kosovës kundër Çekisë dhe Anglisë

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 14:15
Challandes

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Republikës së Çekisë, më 7 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe kundër Anglisë, më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton.

Image

Stërvitja e parë e Dardanëve është më 2 shtator, në orën 18:00, në stadiumin e “Fadil Vokrri”. 

Milot Rashica, Herolind Shala e Benjamin Kololli kanë mbetur jashtë listës, krahas të lënduarve rëndë, Arbër Zeneli e Hekuran Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat