Ibraimi: Besoj se kundër Borecit do t’i shfrytëzojmë rastet

Futboll

Ibraimi: Besoj se kundër Borecit do t’i shfrytëzojmë rastet

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 15:54
Ibraimi: Besoj se kundër Borecit do t’i shfrytëzojmë rastet

Sulmuesi i Shkëndijës, Agim Ibraimi, beson se skuadra e tyre kundër Borecit në Veles do të shfrytëzojë rastet dhe se me fitore të kthehen nga ky udhëtim.

“Realisht edhe në ndeshjet e kaluara kemi luajtur dhe dominuar, kemi krijuar raste, por përfundimisht mungesa e realizmit ka bërë që ne mos të marrim rezultatet që mbase edhe i kemi merituar. Kemi punuar gjatë gjithë javës për të ndrysuar në këtë drejtim dhe besoj se kësaj radhe do të shfrytëzojmë shanset tona, të bëjmë gola, të jemi sërish dominues. Shpresoj se kjo qasje do të sjellë rezultatin e duhur që na ka munguar deri tani”, deklaroi Agim Ibraimi.

Ndeshja është në program të shtunën (nesër) me fillim prej orës 16:30 minuta, kurse do ta drejtojë arbitri i njohur Aleksandar Stavrev nga Shkupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat