Drama e Enriques, La Liga merr vendim për ndeshjet e kësaj jave

Futboll

Drama e Enriques, La Liga merr vendim për ndeshjet e kësaj jave

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 16:14
Luis Enrique

Luis Enrique lajmëroi ndarjen nga jeta të vajzës së tij Xana. 9-vjeçarja nuk ia doli që të mbijetonte, pasi luftoi rreth 5 muaj me një sëmundje të rëndë. Trajneri po kalon momente shumë të vështira me familjen e tij, ndërsa La Liga ka dalë me një njoftim zyrtar. 

Liga e kampionatit spanjoll ka vendosur që të gjitha ndeshjet të nisin me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të vajzës së Enriques. "Një minutë heshtje do të mbahet në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kujtim të Xanas, vajzës së Luis Enriques", - shkruhet në twiter zyrtar të La Ligas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat