Aksidentohet futbollisti i njohur, në gjendje të rëndë

Futboll

Aksidentohet futbollisti i njohur, në gjendje të rëndë

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 16:54
Aksidentohet futbollisti i njohur, në gjendje të rëndë

Një lajm i hidhur ka goditur ditën e sotme botën e futbollit, duke qenë se ish-kapiteni i Bosnje Hercegovinës, Emir Spahiq ka pësuar një aksident automobilistik në qytetin e tij. Futbollisti po udhëtonte me makinë në Bosnje, ndërkohë që automjeti i tij është përmbysur dhe për pasojë ka thyer këmbën, brinjët dhe ka pësuar dëmtime serioze në kokë.

Fillimisht, Spahiq ka marrë ndihmën e shpejtë në Trebinje duke qenë se ishte më pranë me vendngjarjen ndërkohë që më vonë është dërguar me helikopter në Sarajevë. Aktualisht, Spahiq duket se e ka kaluar rrezikun për jetën ,megjithatë mbetet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Spahic është përplasur në provincën e Gackos aty nga ku edhe ka të ëmën dhe aktualisht po jeton. Spahic është një emër i njohur në futbollin evropian, pasi përveç 94 ndeshjeve me Bosnjën, ka luajtur edhe me Leverkusenin, Anzhin, Sevillan apo Montpellier e Hamburgu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat