Rrëfimi emocionues i tifozit : Gruaja më vdiq, tani e vranë edhe...

Futboll

Rrëfimi emocionues i tifozit : Gruaja më vdiq, tani e vranë edhe...

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 17:39
Rrëfimi emocionues i tifozit : Gruaja më vdiq, tani e vranë edhe...

Ken Clegg, 67-vjeçar, ka rrugëtuar prej shtëpisë së tij në klubin e dashur të tij, Bury FC që prej orës tetë.Por, kësaj here derisa ai arriti në “Gigg Lane” në shi, në vend të emocioneve të lumtura, inxhinieri i pensionuar i kishte sytë e mbushur me lot.

Gjersa pret në radhë për të marrë mbrapsht paratë e biletës sezonale, Ken rënkon: “Gruaja ime vdiq këtë muaj dhe tani ata e kanë vrarë ekipin tim të futbollit. Duket si të jesh në zi përsëri”.

“Ky mund të kishte qenë sezoni im i 59-të dhe në gjithë atë kohë unë i kam humbur vetëm dy ndeshje në shtëpi.

Herën e parë isha në Kanada, të dytën, aeroplani im po vinte vonë nga Majorka dhe unë nuk u ktheva deri në përfundim të pjesës së parë”, ka thënë ai.“Unë isha i martuar për 23 vjet, por e kam dashur Buryn që prej ditës së parë që kam qenë këtu. Është e tmerrshme të mendosh që ne mund të mos vijmë më kurrë këtu”, u shpreh anglezi.Në mbrëmjen e së martës, Bury, i zhytur në borxhe, u bë klubi i parë në 27 vjet që dëbohet nga futbolli profesional anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat