Drita bindëse, Dukagjini ende nuk e gjen golin e parë!

Futboll

Drita bindëse, Dukagjini ende nuk e gjen golin e parë!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2019 Në ora: 17:57
Drita bindëse, Dukagjini ende nuk e gjen golin e parë!

Drita nga Gjilani ka treguar lojë shumë të mirë, duke e mposhtur në Klinë me rezultat 4:0 Dukagjinin, në kuadër të javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës.

Dukagjini nuk e shijon fitoren e parë, çka është edhe më interesant, sulmuesit e kësaj skuadre as pas 180 minutave nuk e gjejnë rrjetën. Drita pas humbjes befasuese në hapje në Gjilan me 0:1 nga Ferizaj, këndellet duke e mundur me 3:0 Flamurtarin dhe sot edhe Dukagjinin me 4:0.

Në minutën e 9-të,  Xhevdet Shabani i disponuar kalon në epërsi skuadrën nga Gjilani, kurse një minutë pa përfunduar periudha e parë e lojës, Xhevdet Shabani depërton bukur nga e djathta, godet bukur, reaguan portieri Altik Muhaxhiri dhe Bunjamin Shabani pa vështirësi shënon për 0:2. Edhe dy gola u shënuan në pjesën e dytë në stadiumin “18 Qershori”.  

Në minutën e 75-të, Xhevdet Shabani, lojtari më i mirë i sfidës, shënon për 3:0. Në fund të takimit, Betim Haxhimusa shënon për fitoren bindëse 0:4, duke i shkaktuar tronditje ekipit vendas që u kthye pas 16 viteve në elitën e futbollit. Drita merr përkohësisht kreun e tabelës me 6 pikë, ndërsa Dukagjini është në fund të renditjes (i 12-ti) me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat