Zvicra me tre shqiptarë por pa Xherdan Shaqirin!

Futboll

Zvicra me tre shqiptarë por pa Xherdan Shaqirin!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2019 Në ora: 18:50
Xherdan Shaqiri

Përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Vlladimir Petkoviq, ka shpallur listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.  

Zvicra është në grupin D, së bashku me Irlandën, Danimarkën, Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin. Përderisa sfida e parë me 5 shtator (në orën 20.45) në Dublin do të jetë më e vështirë kundër Republikës së Irlandës, ajo si vendas me 8 shtator (në Sion) është shumë e lehtë, ku do të përballen (18.00) me Gjibraltarin.

Zvicra e ka mungesë yllin nga Kosova, Xherdan Shaqirin, anëtar i Liverpoolit. ‘Goal’ raporton se Shaqiri ka refuzuar ftesën e kombëtares, me arsyetimin për t'u fokusuar tek Liverpooli. Mungesa e Shaqirit do të jetë mungesë e madhe, sidomos për sfidën e zorshme në Dublin. Petkoviq ka ftuar tre shqiptarë, mesfushorin ofensivë Granit Xhakën që luan për Arsenalin dhe sulmuesit Admir Mehmedi në Wolfsburg të Gjermanisë dhe Albian Ajeti në West Ham të Anglisë.

Petkoviq ka ftuar lojtarët më të mirë dhe me synime për t’i marr gjashtë pikë nga këto ndeshje, që të janë sa më mirë në renditjen e grupit. Irlanda e kryeson grupin me 10 pikë, por ka dy ndeshje më shumë se Zvicra në vend të tretë, kurse Danimarka është në pozitën e dytë me 5 pikë me një ndeshje me pak se lideri dhe një më shumë se Zvicra.

Duhet theksuar se bastet e favorizojnë Zvicrën për në duel me Irlandën ku koeficienti sillet 2.10 për fitoren, për barazim 3.10 dhe 3.75 për triumfin e irlandezëve.

Lista e lojtarëve
Portierë: Yvon Mvogo (Leipzig), Jonas Omlin (Basel), Yann Sommer (Mönchengladbach); mbrojtës: Manuel Akanji (Dortmund), Loris Benito (Bordeaux), Eray Cömert (Basel), Nico Elvedi (Mönchengladbach), Kevin Mbabu (Wolfsburg), François Moubandje (Dinamo Zagreb), Ricardo Rodriguez (Milan), Fabian Schär (Newcastle), Silvan Widmer (Basel); mesfushorë-sulmuesit: Albian Ajeti (West Ham), Breel Embolo (Mönchengladbach), Christian Fassnacht (YB), Edimilson Fernandes (Mainz), Remo Freuler (Bergamo), Mario Gavranovic (Zagreb), Admir Mehmedi (Wolfsburg), Haris Seferoviq (Benfica), Renato Steffen (Wolfsburg), Granit Xhaka (Arsenal), Denis Zakaria (Mönchengladbach).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat