Nuhiu pas fitores në Klinë: Më pëlqeu skuadra

Futboll

Nuhiu pas fitores në Klinë: Më pëlqeu skuadra

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 19:39
Nuhiu pas fitores në Klinë: Më pëlqeu skuadra

Në Klinë, Drita e mposhti 3:0 skuadrën e Dukagjinit. Xhevdet Shabani ishte futbollisti që bëri diferencën, me dy gola dhe një asistim për Bunjamin Shabanin. Kurse golin e katërt e shënoi Betim Haxhimusa pas asistimit të Fortunatos.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu i ka përgëzuar lojtarët e tij për paraqitjen e bërë sot.

“Ekipi im më pëlqeu sot, me pëlqen fitorja me këtë rezultat, por edhe fakti që as një herë nuk rrezikuam të ndëshkohemi nga vendasit”, tha fillimisht, Nuhiu për Supersport.

“Sot kemi krijuar shumë raste shënimi, por jo çdo rast bëhet gol”.

Pushimi i kombëtareve, “Do t’i shohim djemtë tanë, pritet të luajmë një ndeshje miqësore për t’i testuar lojtarët që kanë minuta më pak në fushë, për t’i parë më mirë për cilësitë e tyre”.

Suspendimi i Lecit e Vucajt, “Janë suspenduar nga klubi, do të bisedoi me kryesin dhe na duhen për pjesën tjetër të kampionatit, janë futbollistë cilësor dhe i duhen skuadrës”, përfundoi Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat