Portieri i PSG-së drejt largimit, Real Madridi e kërkon atë

Futboll

Portieri i PSG-së drejt largimit, Real Madridi e kërkon atë

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 22:50
Alphonse Areola

Nuk është transferimi që spanjollët kanë shpresuar ta bëjnë nga PSG, mirëpo duket se portieri francez, Alphonse Areola është afër transferimit te Real Madridi.

Por edhe Navas sipas disa raportimeve mund të kaloj nga Reali në PSG për shumën prej 13.5 milionë euro kurse Areola mund të transferohet te gjiganti spanjoll në formë huazimi

Francezi ka luajtur në 75 ndeshje për PSG.

Kurse portierët e tjerë si Gigi Buffon dhe Kevin Trapp nuk kanë arritur të mbajnë vendin e duhur në këtë skuadër dhe tani duket se Navas është portieri i fundit që mund të bëjë vend të skuadra franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat