‘Dorëzohet’ Barca, heq dorë nga Neymar

Futboll

‘Dorëzohet’ Barca, heq dorë nga Neymar

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 08:10
Neymar

Sipas gjitha gjasave Neymar do të mbetet te PSG.

Barcelona nuk do të bëjë një tjetër ofertë për yllin e Paris Saint Germian, Neymar, raporton ESPN.

PSG ka refuzuar një ofertë serioze të Barcelonës ditëve të fundit, me 130 milionë euro dhe shërbimet e Ivan Rakitic, Jean Clair Todibo dhe Ousmane Dembele, ky i fundit huazim një vjeçar.

Ky refuzim, Barcelonës nuk po i jep shpresë për një marrëveshje për Neymar, dhe nuk janë të gatshëm të propozojnë oferta të reja kur kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar.

Pas shumë e shumë zërave gjatë gjithë kësaj vere, Neymar duhet t’i kthehet punës dhe të përgatitet për sezonin e tretë te kampionët e Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat