Leonardo: Ja pse e refuzuam propozimin e Barcës për Neymar

Futboll

Leonardo: Ja pse e refuzuam propozimin e Barcës për Neymar

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 09:55
Neymar

Pas shumë spekulimeve, më në fund ka pas një sqarim zyrtar rreth situatës së Neymar te PSG.

Është drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, që pas ndeshjes kundër Metz në Ligue 1, ka sqaruar ngjarjet e ditëve të fundit.

Braziliani ka pranuar se ka pasur një propozim nga Barcelona më 27 gusht për Neymar.

“Asnjëherë nuk ka pasur marrëveshje dhe nuk ka”, ka deklaruar Leonardo.

“Propozimi i parë me shkrim i Barcelonës erdhi më 27 gusht. Ne ishim të hapur për të folur për lojtarët, por nuk u pranuan kushtet tona”.

“Ne nuk kemi caktuar afat për këto bisedime, afati për mbylljen e transferimeve është 2 shtatori”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat