Paçarada me Sandhausenin po shkëlqejnë në Gjermani 

Futboll

Paçarada me Sandhausenin po shkëlqejnë në Gjermani 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2019 Në ora: 10:49
Paçarada me Sandhausenin po shkëlqejnë në Gjermani 

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin e Sandhausenit vazhdojnë shkëlqimin në Bundesliga II.

Sandhauseni triumfoi me rezultat 1:0 në duel me Darmstadtin, në kuadër të javës së pestë. Paçarada u paraqit i plotë dhe tregoi angazhim të madh, duke i dhënë siguri repartit të mbrojtjes.

Futbollisti Zenga me një veprim maestral nga rreth 15 metra, godet fuqishëm dhe plason topin në këndin e poshtëm të djathtë, për t’ia siguruar fitoren e madhe skuadrës së tij. Sandhausen  renditet në vend të dytë me 10 pikë sa ka edhe lideri Hamburger SV. Një ecuri fantastike e ekipit të Paçaradës, tri fitore, një barazim e një humbje me goldallim 7:4.

Paçarada është në formë shumë të mirë në prag të sfidave të kombëtares së Kosovës, kundër Çekisë, me 7 shtator dhe Anglisë, me 10 shtator. 
SV Sandhausen - SV Darmstadt 98 1:0
SV Sandhausen: Fraisl – Diekmeier (C), Nauber, Zhirov, Paçarada – Zenga (90‘ Frey) , Linsmayer – Gíslason (80' Türpitz), Förster, Engels (78' Scheu) – Behrens.

SV Darmstadt 98: Stritzel – Herrmann, Dumic, Höhn (79‘ Berko), Holland (C) – Schnellhardt (62' Stark), Palsson – Heller (68' Egbo), Mehlem, Skarke – Dursun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat