Rikthehet derbi i Shqipërisë

Futboll

Rikthehet derbi i Shqipërisë

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 12:15
Rikthehet derbi i Shqipërisë

Pas 2 sezonesh dhe  pas asaj ndeshjeje dramatike të javës së fundit të edicionit 2016-2017 që vulosi rënien e Tiranës nga elita e futbollit shqiptar për herë të parë në histori, rikthehet klasikja e futbollit shqiptar.

Pas rrëzimit edhe të Vllaznisë dhe rikthimit edhe të kuqebluve në Superiore, kuqeblutë dhe bardheblutë do të ndeshen sërish.

Mbrëmjen e sotme në Loro Boriçi luhet një nga sfida më të ndiera të futbollit shqiptar, pasi në fushë pas plot 2 vitesh do të vihet sërish në skenë derbi i Shqipërisë Vllaznia-Tirana. Sfida mes dy skuadrave më të vjetra të Kategorisë Superiore gjithmonë përcjell interes aq më tepër që të dyja skuadra e kanë nisur mirë kampionatin duke grumbulluar nga 4 pikë dhe duke mos pësuar gol në dy ndeshjet e parë.

Tirana ka më shumë cilësi brenda por në Loro Boriçi do të mbështetet te tifozët e zjarrtë shkodranë të cilët pritet të jenë të shumë në shkallët e stadiumit për të përkrahur skuadrën e tyre. Po në orën 19:00 do të luhet edhe takimi tjetër i javës së 3-të të Kategorisë Superiore ai mes Teutës dhe Luftëtarit. Durrsakët janë dukshëm favoritë për të marrë tre pikët përballë një rivali që është ende në ndërtim e sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat