Po të ishte lehtë secili do ta bënte...

Futboll

Po të ishte lehtë secili do ta bënte...

Nga: Enver Halili Më: 31 gusht 2019 Në ora: 15:10
Enver Halili

Që moti nuk kam përjetu një emocion e kënaqësi të tillë, në një ndeshje futbolli. Mbrëmë vashat e Kosovës , më një lojë fascinonte të disiplinuar, taktikisht të përsosur , më një cilësi teknike afër përsosmërisë, mposhtën Kombëtaren Turke, shtet më mbi 100 milioni banorë e me traditë të gjatë futbolli, po edhe të mos kishin traditë, kohë e mundësi kanë pasur, në krahasim më vashat e Arta, tona.

Futbolli femëror sikur edhe ai i meshkujve është futboll (sport) i njëjtë, ofron art, emocion, guxim e kënaqësi ( kuptohet për artdashësit futbollistik). Futbollistet tona sikur edhe futbollistet tanë të Kosovës, në damarët e tyre ju rrjedh gjaku i njëjtë Dardan, prandaj gëzimi, krenaria e lumturia jonë duhet të jetë e njëjte. Stërvitjet i kanë të njëjta, sakrificat edhe më të mëdha, kurse rezultateve nuk ju shikohen dhëmbët, po suksesi.

Gazetarë sportiv, njerëz të futbollit, mos i injoroni këto ikona , trajtoni njejtē dhe ju jepni vendin e merituar. Futbolli është pasion që nuk ka kufijtë.

Stërvitja gjithnjë e ka mundur talentin, e këto mbretëresha me fuqinë e dëshirës e cilësisë nuk dijnē për pengesa. Për to nuk është e mjaftueshme se vetëm dijnë të luajnë futboll por posedojnë edhe guximin armë e veçantë e jona. Si fëmijë me siguri kanë pasur idhuj në futboll, por nga tani, nuk kanë më nevojë për idhuj, sepse vetë janë idhuj të vetvetes e të gjithë shqiptarëve. Krahasimet individuale në futboll janë dobësi, sepse nga Besarta Leci, gardianja jonë e cila ishte gardiane në plot kuptimin e fjalës, e cila kishte siguri fantastike në dalje, e guximshme, plot elan, po sikur mbrojtja jonë e çelikt i pamundēsoji ti dëshmoji potencialin e vet. Dy futbollistët fundore mbrojtëse Liridona Syla e Fjolla Shala, një koordinim maestral mes vete.

Liridona shtyllë e skuadrës e pakalueshme, e pakompromis në lojën në ajër, stili e lëvizjet e saj, ta kujtojnë futbollistët më eminent, siguri decidive, e zemër të madhe sikur edhe tandemi I saj në qendër Fjolla Shala, një flokëbardhë, por për kundërshtarit luanesh.

Ky tandem i Artë Mitrovicas, vlejnë shumë ari. Kurse kapitenja e truri i skuadrës Valentina Limani, një lidere e vërtetë, e cila nuk ndaloni asnjë çast duke vrapuar e kontribuar, duke nxjerrur aq shumë topa, sa vetëm statistikat e dijnë, kontrollonte lojën në mënyrë maestrale, mbante topin në posedim sa nevojitej, e udhëheqjen individuale të topit e pandalshme dhe më driblingje që krijonte hapësira për bashkëlojtarët, vetëm më faull ndalej nga kundërshtarët , driblingu në vertikale e kushte madhështor, cilësi e pak futbollistëve. Modesta Uka një futbolliste model, futbolliste më një stil elegant, më vizion e asistime fenomenale sikur topi saj ka sy , e gjindshme para portës kundërshtarë ka vrapuar ma shumë se sa i lejon pozita në fushë, shënoi një gol mjeshtëror, stili ala Neymar, asistime nga krosimi te goli i dytë, Modesta që u rrit e u kalit në fushën e Shkollës Fillore “Mikel Torabolluzi” nē Stubëll, aty ku u hap Shkolla parë shqipe në Kosovë, (dola pak jashtë temë) anamoravësja e ime, na bërë krenar të gjithëve.

Përfaqësuesja jonë edhe pankinën e kishte cilësore, dhe nuancat i dallojnë, dhe secila për pozitën e vetë ishte më e mira. Për të gjitha, këtë sukses kanë merita të pakontestueshme trajnerët e tyre, por qershinë mbi tortë e ka vendosur seleksionuesja z. Afërdita Fazliu, një ish legjendën e futbollit tonë femëror, e shkolluar me licencat e nivelin më të lartë për trajnere të futbollit nga UEFA, e cila ja kushtoj jetën futbollit, e cila kishte detyrën më të vështirë, ti përzgjedh, ti koordinoj, të përshtat sistemin e lojës në bazë të cilësive, sepse shumë futbolliste ikën në Kombëtaren e Shqipërisë.

Sikur këto vasha së bashku me strategen Fazliu, ju thonē gazetarëve sportiv: “Na falni që arritëm sukses, nuk e kemi ditur se është e pamundur”. Futbollistët tona, sikur mbrëmë botën futbollistike femërore kanë filluar ta frikojnë, sepse për një periudha 10- vjeçare pushtuan futbollin Evropian. Jemi krenar me ju.

Autori është trajner i futbollit dhe analist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat