Challandes nesër mban konferencë për media, flet për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë

Futboll

Challandes nesër mban konferencë për media, flet për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 15:14
Bernard Challandes

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, të dielën do të mbajë konferencën e parë për media para ndeshjeve të shtatorit.   

Kosova në shtator zhvillon dy ndeshje të rëndësishme kualifikuese për Euro 2020.

Më 7 shtator në Kosovë do të vijë Çekia, ndërsa më 10 shtator ‘Dardanët’ udhëtojnë për t’u takuar me Anglinë.

Njoftimi i FFK-së:

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes do të paraqitet nesër në konferencë për media në prag të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020 kundër Republikës së Çekisë, më 7 shtator dhe kundër Anglisë më 10 shtator. Konferenca mbahet në orën 11:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndërkaq, të hënën (më 2 shtator), në orën 10:30, në sallën e konferencave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, në konferencë për media do të paraqiten përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi, së bashku me dy futbollistët Arton Zekaj dhe Eris Abedini, në prag të ndeshjes për kualifikimet për Euro 2021 kundër Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat