Manchester Utd barazon me Southamptonin 

Futboll

Manchester Utd barazon me Southamptonin 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2019 Në ora: 15:23
Manchester Utd barazon me Southamptonin 

Manchester Utd nuk ka arritur më shumë se një pikë si mysafirë, duke luajtur baras 1:1 me Southamptonin, në kuadër të javës së katërt të Premier Leagues në futboll. 

Në minutën e 10-të, Daniel James, me një veprim mjeshtëror brenda 16-shit, nga rreth 14 metra shënon gol të bukur në këndin e epërm të portës së Southamptonit.

Megjithatë vendasit barazuan shifrat pikërisht në minutën e 58-të.  Mbrojtja e Manchester Utd e përgjumur kurse Jannik Vestergaard nga afërsia me kokë shënon për 1:1.  Nga minuta e 73-të,  Southampton mbetet pa një lojtar, pasi që Danso u përjashtua me karton të kuq (pas dy të verdhëve) pas një ndërhyrje të ashpër.

Manchester Utd është në vend të katërt me 5 pikë, kurse Southampton i 13-ti me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat