Zbulohet dokumenti me akuzat e Icardit

Futboll

Zbulohet dokumenti me akuzat e Icardit

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 15:36
Zbulohet dokumenti me akuzat e Icardit

Lufta mes Mauro Icardit dhe Interit është vetëm në fillimet e saj. Të mërkurën në mbrëmje është përpiluar letra me shkrim në të cilin sulmuesi argjentinas ka hedhur në gjyq klubin zikaltër. Dokumenti ka mbrritur një ditë më pas në zyrat e Interit dhe është bërë publik nga vetë klubi mbrëmjen e kësaj të premteje. Mediat italiane kanë zbuluar edhe akuzat e Icardit në gjykatë me sulmuesin që ndihet i diskriminuar nga Interi dhe kërkon edhe një dëmshpërblim prej 5 milionë eurosh.

Seanca trajnimi me teknikët e Primaveras, seanca të ndaluara teknike, ndeshje 5 kundër 5, ku ai dhe Zhoao Mario janë përdorur si “sponda”, përjashtimi nga grupi i chatit, madje dhe heqja e numrit “9” dhe shiriti i kapitenit, janë disa nga akuzat që shihen në dokumentin e padisë që Ikardi ngre kundër Interit.

“Gazzeta Dello Sport”, bën me dije se Ikardi nëpërmjet avokatit të tij merr si shembull edhe rastet e Puggionit të Chievos dhe Albertazit të Veronës, të cilët fituan çështjen kundër klubeve të tyre përkatëse.

Një paralajmërim i tillë është dhënë nga Icardi që në mesin e muajt gusht. Tashmë lufta mes palëve është totale, me argjentinasin që kërkon riintegrimin e menjëhershëm në ekip dhe një kompensim  financiar prej 1.5 milonë eurosh për dëmtim të imazhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat