Kritika të rënda për Xherdan Shaqirin, kjo është arsyeja

Futboll

Kritika të rënda për Xherdan Shaqirin, kjo është arsyeja

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 16:25
Kritika të rënda për Xherdan Shaqirin, kjo është arsyeja

Refuzimi që Xherdan Shaqiri i ka bërë kombëtares së Zvicrës për paraqitje në takimet me Irlandën dhe Gjibraltarin, ka hasur në reagime të shumta të medieve dhe të tifozëve ne Zvicër.

Një nga shkrimet më serioze në këtë temë, është ai i shefit të futbollit në gazetën Blick Andreas Boni.

Në këtë shkrim, Boni e kritikon idenë e Shaqirit që të mos paraqitet për kombëtare, për shkak se kjo mund të shndërrohet në precedent për pjesën tjetër të ekipit dhe për shkak se është rast i pastër ku lojtari vendos interesant e tij personale mbi interesat e ekipit kombëtar, transmeton Insporti nga shkrimi i Blickut.

Po ashtu Boni shkruan se nuk është e sigurt që ky veprim i Shaqirit do të lë përshtypje të mirë tek Jurgen Klopp në Liverpool dhe ky trajner gjerman do ti japë më shumë minuta Shaqirit në ndeshjet e ardhshme në garat në Angli.

Nga ana tjetër, Boni ndalet edhe tek marrëdhënia jo e mirë e Shaqirit me selektorin Petkoviq, për të cilin po ashtu ka kritika, vazhdon shkrimi në Blick.

Boni ka kritika për mënyrën se si kapiteni shumëvjeçar Stephan Lichtsteiner po trajtohet, duke thënë se është në rregull që ai mund të mos ftohet në ekip, por sa i përket trajtimi njerëzor, Zvicra ka bërë gabime të rënda edhe me Lichsteinerin (105 paraqitje për kombëtare) edhe me Valon Bahramin (katër kampionate botërore me Zvicrën) dhe lojtarët e këtij kalibri në planin njerëzor, duhet të trajtohen ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat