Batatina: Dominuam ndaj Ballkanit por...

Futboll

Batatina: Dominuam ndaj Ballkanit por...

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 18:37
Batatina: Dominuam ndaj Ballkanit por...

Llapi dhe Ballkani kanë luajtur baras 0:0, në ndeshjen e xhiros së tretë.

Një pjesë e parë e dominuar nga mysafirët e Ballkanit, kurse në pjesën e dytë ishte dominues skuadra vendase.

Pas ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina deklaroi: “Kemi luajtur kujdesshëm duke e parë që Ballkani ishte e rrezikshëm një javë më parë po në pjesën e parë”, tha fillimisht Batatina për supersport.

“Në pjesën e dytë ka qenë dominim total i Llapit në ofanziv ndërsa Ballkani nuk doli asnjë herë tek porta jonë”.

“Jam i kënaqur me lojtarët, dhanë më të mirë, nuk kishim fat në rastet e Plakut dhe Zabërgjës”.

“Ne do të vazhdojmë tutje pasi që edicioni është i gjatë dhe shpresojmë që në ndeshjet e radhës të marrim maksimumin”, përfundoi Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat