Josa kritikon lojtarët e tij

Futboll

Josa kritikon lojtarët e tij

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 18:39
Josa kritikon lojtarët e tij

Feronikeli e ka fituar derbin e xhiro se tretë në Superligë ndaj Prishtinës, të cilën e mposhti 1:0 fal një goli të realizuar nga Mendurim Hoti.

Pas takimi, ka folur trajneri i Prishtinës, Mirel Josa në lidhje me humbjen ndaj Feronikelit.

“Është shqetësuese mos këmbëngulja e futbollistëve dhe me të vërtetë është për tu çuditur mungesa e vetëbesimit sidomos në këto ndeshjet e para të kampionatit. Kemi bërë disa ndryshime sot, qoftë në sistemin e lojës apo edhe individë, madje edhe duke rrezikuar me dy sulmues në 25 minutat e fundit, por që nuk dhanë frytet e veta. Humbasim topa në disa zona që nuk duhej humbur. Patëm mungesë ekuilibri në krahët e mbrojtjes, sidomos në krahun e majtë, aty ku i krijuan shumë zbrazëtira dhe kundërshtari na sulmonte pikërisht aty”, deklaroi Josa për “Super Sport Kosova”.

Josa u ka bërë thirrje futbollistëve të tij për këndellje, pasi që ky kampionat po duket të jetë shumë i vështirë.

“Kishte mungesë bashkëpunimi në repartin sulmues dhe kur humbasim topat në atë zonë është e rrezikshme pasi që kundërshtari krijon diferencë numerike në kontra aksion. Është një kampionat i vështirë dhe ne duhet të rikuperohemi”, përfundoi Josa.

Pas tri xhirove, Prishtina ka grumbulluar vetëm një pikë por që ka një ndeshje më pak, atë ndaj Dukagjinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat