Po kjo Barcelonë pa Messin është si peshku pa uji

Futboll

Po kjo Barcelonë pa Messin është si peshku pa uji

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2019 Në ora: 18:51
Po kjo Barcelonë pa Messin është si peshku pa uji

Ndeshje spektakolare në “Estadio El Sadar” mes Osasunës dhe Barcelonës, e cila përfundoi baras (2:2). Ndeshje me kthesa në rezultat! Roberto Torres ka qenë si macja e zezë për katalunasit.

Mungesa e Lionel Messit për shkak të lëndimit, ishte një hendikep i madh për Barcelonën. Barcelona pa Messin si peshku pa uji!

Në minutën e 7-të, Torres shënon për Osasunën, ndërsa talenti 17 - vjeçar Anssumane Fati barazon shifrat në minutën e 51-të.

Barcelona merr veten dhe udhëheq edhe me 1:2 me golin e Arthur në minutën e 64-të. Në minutën e 81-të, Torres nga penalltia është i saktë dhe barazon rezultatin 2:2.

Pas javës së tretë, Barcelona është në vend të pestë me 4 pikë, një fitore, një barazim e një humbje dhe Osasuna në pozitën e katërt me 5 sosh apo me një fitore e dy barazime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat