Vukiçeviq tregon se çka u tha lojtarëve për Prishtinën

Futboll

Vukiçeviq tregon se çka u tha lojtarëve për Prishtinën

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 18:56
Vukiçeviq tregon se çka u tha lojtarëve për Prishtinën

Trajneri malazez Dejan Vukiçeviq është ndarë i kënaqur me rikthimin e futbollistëve të Feronikelit te fitoret pas një dëshpërimi që pati javën e kaluar në duel me FC Ballkanin.

Trajneri malazez tregon gjithashtu edhe fjalimin që ua tha futbollistëve të tij para ndeshjes dhe është i lumtur që e mposhtën Prishtinën me 1:0.

“Kemi mësuar shumë nga disfata e javës së kaluar ndaj Ballkanit ndaj kam kërkuar nga futbollistët e mi që të reflektojnë dhe këtë gjë ata e bënë sot, pasi që ndeshjet derbi janë momenti i duhur për ta bërë një gjë të tillë.

Ju thashë para ndeshjes futbollistëve të mi që ju jeni kampion i këtij vendi dhe këtë duhet ta dëshmoni, njësoj sikurse kundërshtarët që duan të ju mposhtin juve.

Atë që keni bërë për një vit, mos e hudhni pa e zhvilluar luftën”, deklaroi Vukiçeviq.

Feronikeli aktualisht ka gjashtë pikë dhe kryeson kampionatin së bashku me Dritën, ekip me të cilin do të përballet në kuadër të javës së katërt të Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat