Neymar i gatshëm të paguajë një shifër të majme nga xhepi i tij për t’u transferuar te Barcelona

Futboll

Neymar i gatshëm të paguajë një shifër të majme nga xhepi i tij për t’u transferuar te Barcelona

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 20:39
Neymar dhe Messi

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar është i etur të largohet nga klubi francez dhe të rikthehet te Barcelona.

Emri i Neymarit ka qenë njëri nga më të përfolurit në afatin kalimtar të verës, ku është lidhur me një rikthim te Barcelona dhe një kalim te Real Madridi.

Megjithatë, një kthim në Camp Nou është më afër të ndodh dhe tashmë klubet janë takuar disa herë në tentim për të gjetur një marrëveshje.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Neymar është aq i etur për t’u larguar nga Paris Saint-Germain, saqë është i gatshëm të paguajë vetë një pjesë të çmimit të transferimit.

Ky medium thekson se ylli brazilian i gatshëm të paguajë 20 milionë euro nga paratë e veta, për të kompletuar kalimin te Barcelona.

Barcelona ka ofruar 130 milionë euro plus shërbimet e Ivan Rakitic, Jean-Clair Todibo dhe Ousmane Dembele, me këtë të fundit si huazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat