Befasia e javës në futbollin gjerman ka ardhur nga skuadra e promovuar këtë edicion në Bundesliga, Union Berlin.
Skuadra nga kryeqyteti ka arritur që të mposht Dortmundin, me rezultatin 2:1, para tifozëve të vet.
Rezultati në këtë ndeshje u zhbllokua qysh në minutën e 22’, kur Marius Butler realizoi për epërsinë e parë të vendasve.
Dortmund reagoi pas vetëm tre minutave, duke shënuar me anë të Paco Alcacer, pas asistimit të Jadon Sancho.
Ishte përsëri Marius Butler që shënoi golin e dytë personal në mbrëmje, për epërsinë e dytë të kryeqytetasve, kurse, për të vulosur tri pikët dhe rezultatin final realizoi Andersson, në minutën 75′.
Me këtë rezultat, Dortmund mbetet në kuotën e gjashtë pikëve, kurse Union Berlin ngritët në katër pikë.