Juve gjen zëvendësuesin e Chiellin-t te Barcelona

Futboll

Juve gjen zëvendësuesin e Chiellin-t te Barcelona

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 01:06
Giorgio Chiellini

Juventusi ka shumë pak kohë për të gjetur një qendërmbrojtës pas dëmtimit të rëndë të Giorgio Chiellini.

Sipas RAC1, bardhezinjtë kanë piketuar Todibo-n e Barcelonës si zëvendësuesin e mundshëm të italianit.

Chiellini do të qëndrojë larg fushave deri në muajt e fundit të sezonit pas dëmtimit të rëndë në gju të pësuar gjatë seancës stërvitore të së premtes.

Todibo mund të jetë zëvendësuesi i mundshëm i tij dhe Juve thuhet të ketë kërkuar informacion për lojtarin dhe katalanasit nuk janë kundër marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat