Bayern nuk është dorëzuar për Sane, synohet lëvizja në orët e fundit të merkatos

Futboll

Bayern nuk është dorëzuar për Sane, synohet lëvizja në orët e fundit të merkatos

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 10:49
Sane

Bayern Munich e dëshiron akoma Leroy Sane.

Bayern Munich akoma dëshirojnë të nënshkruajnë me Leroy Sane, para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Pasi anësori gjerman kishte pësuar dëmtim në ligamente, thuhej se Bayern është dorëzuar për shërbimet e tij, por kjo gjë duket të mos jetë e vërtetë.

Kampionët e Gjermanisë janë lidhur ngushtë me transferimin e lojtarit të Manchester City, pasi ata kërkojnë zëvendësues për Robben e Ribery.

‘Mirror’ shkruan se përkundër dëmtimit, Sane është akoma dëshira kryesore e Niko Kovac.

Trajneri kroat thuhet se insiston tek bordi drejtues që një marrëveshje për Sane të arrihet para së hënës, kur edhe mbyllet afati kalimtar.

Mbetet të shihet nëse kampionët e Bundesligës do të arrijnë marrëveshje për anësorin e kombëtares së Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat