Shkëndija shkarkon Qatip Osmanin

Futboll

Shkëndija shkarkon Qatip Osmanin

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 13:09
Shkëndija shkarkon Qatip Osmanin

Shkëndija shkarkon Qatip Osmanin.

KF Shkëndija nga Tetova njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me stafin teknik.

Grupi i punës që ka marrë përsipër menaxhimin e KF Shkëndija, duke analizuar rrethanat e fundit dhe rezultatet negative në periudhën e kaluar, vendos të shkarkojë nga detyra stafin teknik në krye me Qatip Osmanin.

Të gjithë në KF Shkëndija falemenderojmë Qatip Osmanin për kontributin e tij në arritjen e sukseseve historike në vitet e kaluara, duke i dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen.

Deri në emërimin e shefit të ri të stafit teknik, si ushtrues detyre (trajner i përkohshëm) caktohet Erhan Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat