Challandes: As Samir Ujkani, Valon Berisha nuk do të marrin minuta të garantuar

Futboll

Challandes: As Samir Ujkani, Valon Berisha nuk do të marrin minuta të garantuar

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 13:11
Challandes: As Samir Ujkani, Valon Berisha nuk do të marrin minuta të garantuar

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernarnd Challandes është duke mbajtur konferencën për shtyp para dy ndeshjeve në kuadër të eliminatoreve “Euro2020”.

Kosova më shtatë shtator do të përballet me Republikën e Çekisë, ndërsa  me dhjetë shtator kundër Anglisë.

Challandes e nisi konferencën duke përshendetur gazetarët në gjuhën shqipe “Mirëdita”.

Përzgjedhësi zviceran ka sqaruar edhe situatën e Lirim Kastratit, i cili nuk ishte në listën përfundimtare të tij për dy ndeshjet e ardhshme.

Ai ka thënë se Kastrati ka pranuar të luajë për U-21 dhe se është vendim i tij.

“Situata është kjo. Dhjetë ditë më parë e kam ftuar Lirim Kastratin që të jetë pjesë e grumbullimit, madje edhe ka qenë në listë. Por, unë i kam thënë atij që duhet të grumbullohet të hënën (2 shtator) së bashku me pjesën tjetër të ekipit dhe të shohim gjatë javës se si po ecën gjërat, pasi që nuk e kishim të definuar situatën me Milot Rashicën dhe Benjamin Kolollin. Ishte një situatë shumë e qartë për mua dhe një zgjedhje shumë e qartë edhe për të”, deklaroi Challandes.

Tutje, ai ka treguar edhe bisedën me agjentin e Lirim Kastratit.

“Por këtë javë kam biseduar më agjentin dhe Lirimi ka kërkuar si garanci minuta ose ai nuk do të vije. Asnjëherë nuk i garantoj askujt minuta. Ujkani Berisha apo kushdo qoftë ai. Kurrë nuk do të ketë garanci. Ju jeni për çdo rol dhe ta ndihmoni ekipin dhe asnjë lojtari asgjë si garantoj kjo është mënyra e punës sime. Kastrati ka shkuar të U21 dhe ai vendim shpresoj të jetë i drejtë por nuk ka qenë vendim i jemi”, shtoi ai.

Challandes gjatë sqarimit të tij u tregua i ashpër me reagimin e Kastratit dhe agjentit të tij, madje ka dërguar edhe një mesazh për futbollistët që vijnë për të luajtur për Kosovën.

“Unë kurrë nuk do t’i garantojë minuta ndonjë futbollisti. As Samir Ujkani, Valon Berisha nuk do të marrin minuta të garantuar. Ju që keni pranuar festën duhet të jeni të gatshëm për çdo rol. Kjo është mënyra se si punojë unë. Në fund, Lirimi ka vendosur që të luajë për U-21 dhe shpresoj të ketë një ndeshje të mirë. Por, nuk jam i sigurtë nëse ka qenë zgjidhje e duhur, sa i përket të ardhmes nuk dua të mbajë inat, pasi ai ka marr një vendim dhe shpresoj të jetë i duhuri”, përfundoi Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat