E neveritshme, kështu shkruan pas largimit nga klubi i vendlindjes së Dragan Xhajiqit

Futboll

E neveritshme, kështu shkruan pas largimit nga klubi i vendlindjes së Dragan Xhajiqit

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shtator 2019 Në ora: 15:31
E neveritshme, kështu shkruan pas largimit nga klubi i vendlindjes së Dragan Xhajiqit

Erdhën e u kthyen pa asnjë ther në këmbë klubi i futbollit Jedinstvo nga Ub, që është mes Shumadijës dhe Serbisë Perëndimore. 

Jedinstvo luajti me Trepçën fantome në stadiumi në Zhitkovc afër Mitrovicës, në kuadër të javës së katërt të Ligës së Tretë të Serbisë, grupi i perëndimit. 

Image

Zhitkovc, afër Mitrovicës

Ub është vendlindja e ish futbollistit serb, Dragan Xhajiq, i cili është kryetar nderi i Cërvena Zvezdës së Beogradit dhe njihet me qëndrime antishqiptare! 

 “U mposhtëm në Mitrovicën e Kosovës. Djemtë tanë humbën ndeshjen kundër Trepçës në raundin e katërt me rezultatin 2:1 dhe shënuesi për Jedinstvo ishte Gavroviq në minutën e 68”, shkruan mes të tjera ky klub në instagram, që askush nuk e din se me lejen e kujt u fut në shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat