Lenjani nuk kapet në Zvicër

Futboll

Lenjani nuk kapet në Zvicër

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 16:54
Lenjani nuk kapet në Zvicër

Ermir Lenjani duket në një formë të shkëlqyer me skuadrën e Sionit, teksa ditën e sotme ka arritur të gjejë përsëri rrugën e rrjetës.

Në ndeshjen e kampionatit zvicerian midis Thun dhe Sionit, që po zhvillohet në këto momente, Lenjani ka arritur të kalojë skuadrën e tij në avantazh. Pas një pasimi të gjatë të marrë nga Pajtim Kasami, 30-vjeçari ka arritur t’i shmanget pozicionit jashtë loje dhe mbrojtjes kundërshtare për të shënuar një gol shumë të bukur.

Pasi u gjend përballë portierit Lenjani nuk u mendua shumë teksa e dërgoi topin në rrjetë pasi e kaloi mbi portierin, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutën e 18’.

Ky është goli i dytë për shqiptarin këtë sezon në kampionatin zvicerian teksa kishte arritur të shënonte edhe në fitoren 3-1 kundër Zyrihut pak javë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat