Ujkani është vetëm një hap larg rikthimit në Itali

Futboll

Ujkani është vetëm një hap larg rikthimit në Itali

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 16:59
Ujkani është vetëm një hap larg rikthimit në Itali

Samir Ujkani është vetëm një hap larg rikthimit në Itali, pas një eksperience një vjeçare në kampionatin turk me skuadrën e Rizesporit, ku e nisi mirë, por u përjashtua nga ekipi i parë në fillim të këtij viti dhe në fund të sezonit prishi kontratën.

Për gardianin 31-vjeçar interesohet Torino, që e shikon si njeriun ideal për të qenë zëvendësuesi i parë i Salvatore Sirigut, që është edhe portieri i parë i skuadrës “granata”.

Ujkani do t’i bashkohet Torinos si futbollist i lirë, ndërsa për më tepër ka një eksperiencë të mjaftueshme në Itali, ku ka veshur fanellat e Palermos, Novarës dhe Genoas në Serinë A, ashtu si edhe të Latinës, Cremoneses e Pisës në Serinë B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat