Kosova mbetet edhe pa një emër të sportit!

Futboll

Kosova mbetet edhe pa një emër të sportit!

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 17:02
Ymer Neziri

Federata e Futbollit e Kosovës, në krye me Agim Ademin, i shprehin ngushllime familjes Neziri! Kosova humbi edhe një një njeri të sportit siç ishte Ymer Neziri, i cili ndërroi jetë ditë më parë.

"Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Ymer Neziri, andaj në këto momente të vështira për ju, më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Ymer Neziri, si pjesë e një familje të madhe sportdashëse e zhvilloi karrierën e tij në KF “Flamurtari” për shumë vite, duke lënë gjurmë në fanellën e klubit kuqezi të kryeqytetit, derisa dashurinë për futbollin e barti më pas edhe tek pasardhësi i tij.

Ai u shqua si mik i jashtëzakonshëm dhe i respektueshëm nga të gjithë, prandaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!", shkruan Agim Ademi, president i FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat