Drenica befason Trepçën ’89

Futboll

Drenica befason Trepçën ’89

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 17:55
Drenica befason Trepçën ’89

Skuadra e Trepçës ’89 nga Mitrovica, me kryetrajnerin Shpëtim Idrizin, vazhdojnë pa humbje në elitën e futbollit të Kosovës. Mitrovicasit para shikuesve të vet në çastet e fundit lëshuan fitoren nga dora, duke barazuar me rezultat 1:1 me  Drenicën nga Skenderaj, në ndeshjen e javës së tretë.

Në minutën e 22-të, Richard Asare ka kaluar 89-shin në epërsi në minutën e 22-të, goditja me kokë e të cilit shkoi në rrjetë për 1:0.

Në minutën e 90+3, kur më së paku pritej mysafirët barazuan shifrat. Harmon e barazoi rezultatin 1:1 dhe i dhuroi një pikë të artë Drenicës.

Trepça ’89 ka një fitore e dy barazime, duke u renditur në vend të katërt me 5 pikë, kurse Drenica është e gjashtë me 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat