Kasami asiston, Lenjani parabollon portierin e Thunit

Futboll

Kasami asiston, Lenjani parabollon portierin e Thunit

Nga: K. G. Më: 1 shtator 2019 Në ora: 18:22
Kasami asiston Lenjani parabollon portierin e Thunit

Mesfushori Ermir Lenjani është hero i fitores së Sionit në udhëtim me rezultat 1:0 ndaj Thun-it.

Në minutën e 17-të,  Pajtim Kasami me një top të gjatë e gjen Ermir Lenjanin që del i vetmuar dhe nga rreth 20 metra e parabollon edhe portierin Hirzel.

Gol që vendosi sfidën! Lenjani padyshim se është i lumtur së bashku me Kasamin, të cilët  treguan lojë shumë të mirë.

Kasami u paraqit i plot dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 75-ë, ndërsa Lenjani u zëvendësua në minutën e fundit. Sioni është në vend të tretë me 13 pikë, kurse Thun i gjashti me 5 sosh pas 6 javëve në elitën e futbollit zviceran.

Reprezentuesi i Kosovës, Idriz Voca, me Luzernin si vendas barazuan 2:2 me kampionin në fuqi, Young Boys. Voca luajti standard duke dhënë kontributin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat