Shotani: Gjilani nuk tregoi asgjë...

Futboll

Shotani: Gjilani nuk tregoi asgjë...

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 19:48
Shotani: Gjilani nuk tregoi asgjë...

Bekim Shotani dhe ekipi tij FC Vushtrria rikthehet edhe njëherë tjetër duarthatë nga udhëtimi, teksa këtë herë e pësojnë nga Gjilani 2-0.

Por, është vetë tekniku vushtrrias që mendon se rezultati nuk ishte i drejtë në bazë të asaj që ekipet treguan në fushën e lojës, madje ai beson se niveli i skuadrave të Superligës është i përafërt.

“Nuk e pashë që Gjilani ishte më i mirë se ne. Në fakt dy ekipet patën rastet e veta, mundësitë e veta, por njëra i shfrytëzoi, ndërkohë tjetra jo. Ky ishte dallimi i vetëm. Ne gabum në vendosje dhe pësuam golat. Tentuam që të riktheheshim, por mundësitë që patëm nuk i realizuam. Gjilani nuk bëri diçka më shumë se ne për këtë rezultat, vetëm se i konkretizoi rastet”, deklaroi Bekim Shotani pas ndeshjes për “Super Sport Kosova”.

Vushtrria do të jetë sërish mysafir në javën e katërt kampionale. Ish-kampionët e vendit do ta vizitojnë Ferizajn e Bekim Isufit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat