Mezani tregon nëse ky Gjilan...

Futboll

Mezani tregon nëse ky Gjilan...

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 19:49
Mezani tregon nëse ky Gjilan...

Kryetrajneri i SC Gjilanit, Gentjan Mezani është ndarë i kënaqur me fitoren që futbollistët e tij e kanë arritur në kuadër të javës së tretë të Superligës përballë Vushtrrisë 2:0.

Tekniku i gjilanasve vlerësoi paraqitjen e futbollistëve të tij përballë FC Vushtrrisë së papërshtatshme që vjen nga fundi i tabelës.

“Kemi analizuar ekipin e Vushtrisë përpara ndeshjes dhe kemi ditur që kemi të bëjmë me një ekip cilësore pavarësisht pozitës në të cilën ndodhet. Ekipi kundërshtarë la pak hapsira në fushën e lojës, por ne shfrytëzuam rastet që kishim dhe me meritë e fituam ndeshjen. Mund të them që jam i kënaqur me këtë fitore”, deklaroi pas ndeshjes Mezani për “Super Sport Kosova”.

“Ky kampionat është shumë i vështirë. Cilësia po shkon duke u rritur nga viti në vit dhe kjo tashmë po vërehet. Nuk ka ndeshje të forta apo të lehta, të gjithë kundërshtarët janë të vështirë për tu mposhtur dhe kjo është parë edhe në ndeshjen e sotshme ndaj Vushtrrisë. Ne kemi vendosur objektivat përpara fillimit të kampionatit.

Synojmë të dalim në Evropë dhe qëndrimi në pjesën e epërme të tabelës do të na diktonte ambicjet tona”, ka mbyllur 43 vjeçari.Pas pushimit disa ditor për shkak të ndeshjeve kualifikuese të kombëtareve për kampionatin Evropian, ekipi i Gjilanit do të përballet me Drenicën në kuadër të javës së katërt të Superligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat